Ndryshimet ligjore në fushën e arsimit, kulturës dhe gjuhëve do t’u bashkohen ligjeve tashmë të bllokuara për vetëqeverisjen lokale, arsimin e lartë dhe përfaqësimin e drejtë, të cilat janë bllokuar pasi pushteti nuk ka shumicën e Badenterit për miratimin e tyre.
Dhjetë ligjet që janë në rendin e ditës së seancës plenare të planifikuar për të enjten e ardhshme pritet të ngecin në Kuvend, pasi pushteti nuk e ka shumicën e Badenterit, ndërsa opozitarja BDI nuk ka ndërmend t’i mbështesë.
Ndryshimet e ligjeve bëhen për shkak të harmonizimit me Ligjin e ri për shërbimin e lartë. Megjithatë, sipas paralajmërimeve, edhe këto ligje me shumë gjasë do të mbeten të bllokuara në Kuvend. Pritet që kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pas debatit për to, të presë që të „krijohen kushtet“ për t’i hedhur në votim, nëse paraprakisht BDI-ja nuk i bllokon përmes vërejtjeve procedurale.
Në këtë mënyrë, dhjetë ligjet do t’u bashkohen ligjeve tashmë të bllokuara për vetëqeverisjen lokale, paketës së ligjeve për arsimin e lartë, si dhe ligjit për përfaqësimin e drejtë.
Seanca, të cilën fillimisht Gashi e kishte caktuar për 29 shtator, sot u ricaktua për 1 tetor, pasi kryetari i Kuvendit do të jetë në një vizitë zyrtare reciproke në Arabinë Saudite, transmeton Pa Censurë.
Gashi, gjatë një brifingu me gazetarët, konfirmoi se pushteti nuk e ka shumicën e Badenterit për ndryshimet e reja ligjore dhe paralajmëroi bisedime me deputetët e opozitës me qëllim që ato të miratohen.















Comments are closed