Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po ndërmerr masa dhe veprime lidhur me ngjarjen e 7 tetorit 2026, kur gjatë ushtrimit të autorizimeve policore, zyrtarët policorë dyshohet se kanë përdorur forcë të tepruar fizike dhe u kanë shkaktuar lëndime trupore personave të përfshirë.
Nga kontrollet e kryera, incizimet e siguruara nga ngjarja dhe deklaratat e dëshmitarëve, janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e zyrtarëve policorë.
Për këtë arsye, Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së do të nisë procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës së punës ndaj gjashtë zyrtarëve policorë. Gjithashtu, ndaj tyre do të shqiptohen masa për largim nga vendi i punës, përkatësisht pezullim.
Sa u përket kallëzimeve për ngjarjet me karakter penal, të paraqitura në Departamentin për Kontroll të Brendshëm dhe në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, prokuroritë kompetente kanë lëshuar urdhra për ekspertiza, të cilat janë në proces të realizimit.
Pas dokumentimit të plotë të të gjitha provave, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.















Comments are closed