Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje
Ballina

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje

Kuvendi sot, në kuadër të seancës së 85-të, me procedurë të shkurtuar e ka miratuar Ligjin për ndryshimin e Ligjit për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje, duke e zgjatur afatin për pesë vjet të tjera, përkatësisht deri në vitin 2031. Pesë vitet shtesë janë dhënë për të përfunduar procedurat për objektet e ndërtuara deri në vitin 2011 dhe formalisht ndryshimet nuk hapin derë të re për kërkesa të reja, por u referohen ekskluzivisht atyre qytetarëve që tashmë kanë paraqitur dokumentacion dhe kanë pritur zgjidhje me vite.

Ligji u miratua me 67 vota “pro”, pesë “kundër” dhe asnjë abstenim.


Në fillim të këtij muaji, Këshilli drejtues i BNJVL-së i paraqiti një kërkesë Kuvendit, Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit me qëllim që të lejohet zgjatja e afatit për Ligjin për trajtimin e objekteve të ndërtuara pa leje deri në vitin 2031.

Comments are closed

Related Posts