Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kurti: Sami Lushtaku me veturën zyrtare, tentoi ta aksidentojë eskortën time
Kosovë

Kurti: Sami Lushtaku me veturën zyrtare, tentoi ta aksidentojë eskortën time

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ka synuar që me veturë zyrtare të shkaktojë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhej ai.

Kurti e zbuloi këtë teksa foli për incidentin e javës së kaluar në Skënderaj si dhe përmendi një tubim të Vetëvendosjes atje më 31 janar 2025.

“Kryetari i Komunës së Skënderajt, me veturë zyrtare 2-Z, ka synuar që të bëjë ndeshje komunikacioni me eskortën ku ndodhesha unë. …Tri vetura ishin aty…Kam qenë vetëm unë dhe mbrojtja e afërt e imja. Ka synu që ta ndërprejë qarkullimin e eskortës sonë në mënyrë të dhunshme”, ka deklaruar Kurti në KTV.

Ai tha se për këtë ka proces policor, por se nuk është arrestuar për këtë.

“Ka process policer për këtë gjë, por nuk është arrestuar për këtë gjë”, deklaroi Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts