Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kryetari i Gjykatës së Gostivarit Eljesa Aliji, i dyshuar për 8 mijë euro
Lajmi i Fundit

Kryetari i Gjykatës së Gostivarit Eljesa Aliji, i dyshuar për 8 mijë euro

U.d. kryetari i Gjykatës së Gostivarit, Eljesa Aliji është larguar nga detyra pas hetimit të prokurorisë se është i përfshirë në aferë korruptive, respektivisht ka kërkuar dhe ka pranuar 8.000 euro për të intervenuar te një gjykatës për një lëndë civile.

Në hetimin e Prokurorisë është i përfshirë edhe një administrator gjykate i cili në këtë rast ka marrë 800 euro për të intervenuar. Gjykata i ka pranuar masat e kujdesit të cilat i ka propozuar Prokuroria, respektivisht ia ka ndaluar ta lëshojë shtetin dhe e ka obliguar që të paraqitet në gjykatë në periudha të caktuara.

Në seancën e sotme, Këshilli Gjyqësor pasi e largoi nga detyra Alijin, për u.d. kryetar e ka caktuar gjyqtarin Mirosllav Petroskin.

Comments are closed

Related Posts