Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kryetari Abazi dhe drejtori Nurishi, zbresin në terren! Fillon rregullimi i shtratit të lumit, në Pallçisht
Ballina

Kryetari Abazi dhe drejtori Nurishi, zbresin në terren! Fillon rregullimi i shtratit të lumit, në Pallçisht


Sot bashkë me kryetarin Feti Abazi dhe drejtorin Ilir Nurishi. Ishim në terren, në fshatin Pallçisht i Poshtëm, për fillimin e  punimeve, për shtratin e lumit. Që u prit shumë mirë, nga qytetarët e këtij fshati”, ka njoftuar Ndërrmarja Komunale e komunës së Bogovinës, në Facebook.

Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetet sociale, edhe njëra nga faqet e këtij fshati.

Kanë filluar punimet për rregullimin e lumit në fshatin Pallçisht, një projekt i shumëpritur nga banorët e zonës. Ky intervenim synon përmirësimin e rrjedhës së ujit, parandalimin e përmbytjeve dhe rritjen e sigurisë për shtëpitë dhe tokat bujqësore përreth. Punimet përfshijnë pastrimin e shtratit të lumit, forcimin e brigjeve dhe sistemimin e rrjedhës për të shmangur dëmet që shkaktohen nga reshjet e shumta. Banorët e Pallçishtit e kanë mirëpritur këtë iniciativë, duke shpresuar se do të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme dhe zhvillimin e fshatit. Premtimi fillon te bëhet realitet”, ka shkruar faqja e fshatit, Pallcishti ndër Shekuj, në Facebook.

Comments are closed

Related Posts