Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kryetarët e VLEN-it, takohen me Mickoskin: Institucionet po punojnë për zgjidhjen e provimit të jurisprudencës
Ballina

Kryetarët e VLEN-it, takohen me Mickoskin: Institucionet po punojnë për zgjidhjen e provimit të jurisprudencës

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se këtë mëngjes është mbajtur takim ndërmjet kryeministrit Hristijan dhe kryetarëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ku është diskutuar për provimin e jurisprudencës.


“Sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, zhvilloi një takim pune ku morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, në të cilin u diskutua tema e përdorimit të gjuhëve gjatë dhënies së provimit të jurisprudencës.
U theksua se vetëm përmes një qasjeje të përbashkët, të mençur dhe dinjitoze mund të arrihen zgjidhje që do të nënkuptojnë progres, besim të ndërsjellë dhe ecje të përbashkët drejt së ardhmes.


Bashkëbiseduesit u pajtuan se arsimi dhe dija përbëjnë themelin e çdo shteti modern dhe të suksesshëm. Prandaj, institucionet po punojnë aktivisht në gjetjen e zgjidhjeve që do të jenë plotësisht në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve, me qëllim sigurimin e sigurisë juridike dhe funksionalitetit”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Comments are closed

Related Posts