Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Lajmi i Fundit
  • Kosovë: Miratohet Buxheti për vitin 2026. Ndahen mjetet edhe për Ministrinë e Bujqësisë
Kosovë

Kosovë: Miratohet Buxheti për vitin 2026. Ndahen mjetet edhe për Ministrinë e Bujqësisë

Buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës për vitin 2026 është rreth 4 miliardë euro, ndërsa për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural janë ndarë gjithsej 95,684,279.00 €.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja, bëri të ditur se nga kjo shumë, 71,530,000.00 € janë të dedikuara për Pagesat Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, si dhe 3,000,000.00 € për nënprogramin “Dëmet natyrore në bujqësi”.

Sipas tij, brenda buxhetit të përgjithshëm të sektorit, 4,706,160 € janë ndarë për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, 5,252,981 € për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe 1,137,830 € për Institutin Bujqësor të Kosovës, duke siguruar funksionimin dhe forcimin institucional të këtyre organeve kyçe të sektorit agro-rural.

“Në përputhje me Ligjin për Buxhetin 2026, autorizohet Ministri përgjegjës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural që, përmes një akti nënligjor, të zbatojë skemat e subvencioneve dhe granteve për (i) Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2026 dhe (ii) Programin për Pagesat Direkte për vitin 2026, sipas ndarjeve buxhetore të përcaktuara dhe në përputhje me kufizimet e Nenit 12 të Ligjit për Buxhetin. Programi vjetor do të zbatohet në harmoni me objektivat e Ligjit Nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke synuar rritjen e prodhimit dhe produktivitetit, forcimin e konkurrueshmërisë, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale”, shkroi në Facebook, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.

Comments are closed

Related Posts