Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kongresi i VLEN-it filloi me Himnin e Europës, po kongri i BDI-së me çfar himni ka filluar?
Lajmi i Fundit

Kongresi i VLEN-it filloi me Himnin e Europës, po kongri i BDI-së me çfar himni ka filluar?

Dje me 09 Maj në Ditën e Europës është mbajtur në Shkup Kongresi i Bashkimit i koalicionit politik shqiptar VLEN.
Dhe si simbolik e ditës kur u zhvillua ky eveniment, organizatorët kishin vendosur që kongresi të filloj me Himnin e Europës.

Dhe kaq mjaftoi që në rrjetet sociale por edhe në shumë media të ngrihet alarmi se pse kongresi nuk filloi me Himnin Kombëtar.
Nuk munguan edhe mediat rajonale si Top Channel sipas së cilës kjo është hera e parë që një parti politike shqiptare në Maqedoni nuk e fillon kongresin me Himnin Kombëtar dhe titulli i lajmit ishte: Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë!

Por nga një kërkim më Internet për Kongreset e BDI-së, në youtube mund të shohim videon e kongresit të 4 të BDI-së që u zhvillua në vitin 2019-periudh kur BDI ishte në Qeveri mund të shihet se Kongresi ka filluar pa Himnin Kombëtar.

Në Kongresin e VLEN kanë marrë pjesë disa figura politike nga Shqipëria dhe Kosova, mes tyre dhe kryeministri Albin Kurti.
Kongresi i VLEN ka miratuar pikën për zgjedhjen e udhëheqësisë së re të subjektit politik.
Për bashkryetarë janë zgjedhur Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ndërsa për sekretar gjeneral është emëruar Bekim Sali.
Po ashtu, kongresi ka zgjedhur edhe nënkryetarët, ku këto poste do t’i ushtrojnë Mimoza Musa dhe Bekim Qoku

Comments are closed

Related Posts