Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Konflikti në Lindjen e Mesme mund të rëndojë ekonominë në Maqedoni
Ekonomi

Konflikti në Lindjen e Mesme mund të rëndojë ekonominë në Maqedoni

Konflikti në Lindjen e Mesme mund të ketë pasoja serioze edhe për ekonominë në Maqedoni në rast të zgjatjes për më shumë se një 30 ditë. Për më tepër edhe shtrenjtimet e fundit të karburanteve ku nafta u shtrenjtua me 14.5 denarë, dhe benzina me pesë denarë, gjithnjë nëse ekzekutivi nuk reagon me anulimin e një pjese të tatimeve siç janë akcizat mund të thellojë edhe më tej shtrenjtimet duke filluar nga transporti, prodhimet, shërbimet…

Vlerësohet se nëse kriza zgjat për më shumë se një muaj edhe pasojat do të jenë më të mëdha. Nëse kriza është me afat të shkurtër, si sulmi i parë ndaj impiantit të pasurimit të uraniumit vitin e kaluar, çmimet mund të stabilizohen. Por nëse tensionet thellohen, efektet do të jenë serioze. Me fjalë tjera, për shkak të rritjes së çmimit të naftës, çmimet e të gjitha produkteve do të rriten, domethënë do të jetë baza për rritjen e inflacionit. Disa nga masat janë tashmë të njohura, dhe ajo është ulja e TVSH-së dhe akcizës për importet e energjisë. Megjithatë, që kjo të ndodhë, sipas rregulloreve, duhet të shpallet gjendja e krizës.

Njëherësh një problem i madh për vendet importuese të energjisë, përfshirë Maqedoninë, është se do të ishin të ekspozuara ndaj një rritjeje të çmimeve dhe presionit mbi inflacionin vendas.

Comments are closed

Related Posts