Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Komuna e Tetovës e bllokoi në Facebook një qytetar, i cili kritikoi një postim, KPMD konstatoi se është diskriminuar
Lajmi i Fundit

Komuna e Tetovës e bllokoi në Facebook një qytetar, i cili kritikoi një postim, KPMD konstatoi se është diskriminuar

jeton për shkak të kufizimit, përjashtimit dhe trajtimit të pabarabartë të tij”, thuhet në dokumentin nga KPDM, të cilin e ka parë “Sloboden Peçat“.

Komisioni rekomandon që Komuna t’i sigurojë Vidoeskit qasje në faqen zyrtare të Facebook-ut, dhe nëse nuk e bën këtë brenda 30 ditëve të ardhshme, do të pasojë procedurë kundërvajtjeje.

Ndryshe, në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Komuna e Tetovës përmendet vetëm një herë edhe atë për përfundimin e kadastrës së ndotjes së ajrit, pa asnjë vlerësim apo lavdërim për politikat mjedisore. Tetova ka vazhdimisht ajër të ndotur dhe nuk ka park e as hapsira të gjelbra për t’u lavdëruar.

Kujtojmë se viti 2025 filloi me ndotje enorme të ajrit në Tetovë. Ky qytet shpesh është gjendur në top listat botërore për nga ndotja e ajrit.

Që problemi nuk po zgjidhet me vite, këtë e tregojnë shifrat e ndotjes, të cilat çdo vit gjatë muajve nëntor, dhjetor, janar dhe shkurt arrijnë kulmin.

Në programin e kaluar zgjedhor të kryetarit të Komunës së Tetovës Bilall Kasamit, me të cilin ai erdhi në krye të komunës, u parapanë disa masa për ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit. Megjithatë, përveç disa aktiviteteve simbolike, shumica e këtyre premtimeve nuk u përmbushën.

Comments are closed

Related Posts