Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin, pritet seanca e Kuvendit
Kosovë

Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin, pritet seanca e Kuvendit

Komisioni për Legjislacion ka miratuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Tani çështja ka avancuar dhe ndryshimet kushtetuese do të shqyrtohen në seancë plenare.

Ndryshimet u miratuan me 6 vota pro. Dy deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër.

Votimit i parapriu një përplasje e deputetëve të pushtetit me ata të opozitës. Kryetari i këtij komisioni, Përparim Gruda, e cilësoi rrëshqitje drejt autoritarizmit “ngutinë” për votimin e këtyre ndryshimeve. Ndërkaq, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje u shprehën se nuk ka rëndësi fakti që këto ndryshime janë që gati 15 vjet në sirtar, por po propozohen në ditën e fundit të afatit për të zgjedhur presidentin e ri.

Me këto ndryshime të propozuara, presidenti i shtetit duhet të zgjidhet me votë direkt nga populli. Ato kanë qenë në sirtar që nga viti 2011, kur Gjykata Kushtetuese pati dhënë vendim duke rrëzuar disa propozime e duke miratuar të tjerat.

Comments are closed

Related Posts