Ministria e Shëndetësisë ka ulur çmimin maksimal për 156 barna origjinale, 174 barna gjenerike dhe 13 barna nga importi ndërhyrës.
Ky vendim është përshëndetur nga drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, sipas të cilit, vendimi do të mundësojë që qytetarët të furnizohen me ilaçe me çmim më të lirë.
Me uljen e çmimit maksimal do të ulen çmimet e atyre ilaçeve që nuk janë në listën pozitive, ndërsa nëse ato ilaçe janë në listën pozitive dhe ka dallim ndërmjet çmimit referent dhe atij maksimal do të ulet pagesa shtesë, por zakonisht çmimet referente janë më të ulëta se ato maksimale. Ka mundësi që me këtë vendim të ulen pagesat për ilaçet në listën pozitive apo të mos ketë fare pagesë.”, tha Klekovski.















Comments are closed