Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi Ramush Haradinajn
Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi Ramush Haradinajn

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për një person që dyshohet se ka kërcënuar ish-kryeun e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sipas zëdhënësit të Prokurorisë, Shkodran Nikçi, personi ka çrregullime mendore, gjë që është marrë parasysh gjatë procedurave:

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për persona me ç’rregullime mendore.”

Rasti është duke u hetuar dhe masat e mëtejshme do të vendosen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Sipas informacioneve, i dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi paraprakisht kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku dyshohet se kishte bërë kërcënime të drejtpërdrejta ndaj Haradinajt dhe familjes së tij.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts