Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kasami shtron iftar për gazetarët: Gazetaria e lirë është vlerë e shenjtë
Lajmi i Fundit

Kasami shtron iftar për gazetarët: Gazetaria e lirë është vlerë e shenjtë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka organizuar një iftar të përbashkët me gazetarët, duke i falënderuar për punën dhe përkushtimin e tyre në informimin e publikut.

Kasami theksoi se gazetarët kanë një rol të rëndësishëm në shoqëri, pasi sipas tij ata janë zëri i qytetarëve dhe ura që lidh shoqërinë me të vërtetën. Ai shtoi se respekti dhe kujdesi ndaj gazetarëve është i domosdoshëm.

“Gazetarët janë zëri i qytetarëve dhe ura që lidh shoqërinë me të vërtetën, prandaj respekti dhe kujdesi ndaj tyre është i domosdoshëm”, ka shkruar Kasami.

Ai gjithashtu theksoi se në një shoqëri demokratike, fjala e lirë dhe gazetaria e pavarur duhet të mbrohen dhe të vlerësohen gjithmonë.

Comments are closed

Related Posts