Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Kasami shpërndan mbi 1200 iftare për familjet në nevojë dhe studentët gjatë Ramazanit
Lajmi i Fundit

Kasami shpërndan mbi 1200 iftare për familjet në nevojë dhe studentët gjatë Ramazanit

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në bashkëpunim me stafin dhe vullnetarët e shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”, janë shpërndarë gjithsej 1215 iftare për familjet në nevojë dhe studentët.

Përmes një postimi publik, Kasami ka theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës ndaj kategorive më të ndjeshme të shoqërisë gjatë këtij muaji.

Ai ka shprehur falënderim të veçantë për stafin dhe vullnetarët e angazhuar, duke vlerësuar përkushtimin dhe humanizmin e tyre të përditshëm në mbështetje të familjeve në nevojë.

Aktiviteti është pjesë e nismave humanitare që zhvillohen gjatë Ramazanit, me qëllim lehtësimin e kushteve për qytetarët në nevojë dhe promovimin e vlerave të solidaritetit.

Comments are closed

Related Posts