Kryetari i Tetovë, Bilall Kasami, ka njoftuar për realizimin e një projekti të ri infrastrukturor në lagjen Drenovec, ku është bërë asfaltimi i rrugës 153 dhe i krahut të rrugës 154.
Sipas tij, pas shumë vitesh pritjeje dhe premtimesh të pambajtura nga udhëheqësitë e mëparshme, ky projekt tashmë është kthyer në realitet, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës për banorët e kësaj zone.
Kasami theksoi se Drenoveci meriton kushte më të mira dhe investime konkrete, e jo vetëm premtime, duke shtuar se realizimi i këtij projekti është dëshmi e angazhimit për zhvillim të barabartë në çdo pjesë të qytetit.
Ai nënvizoi se puna në terren do të vazhdojë me projekte të tjera, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët.















Comments are closed