Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kandidatja e pavarur Arife Idrizi, prezanton programin 11-pikësh, për komunën e Bërvenicës
Ballina

Kandidatja e pavarur Arife Idrizi, prezanton programin 11-pikësh, për komunën e Bërvenicës

Kandidatja e pavarur për komunën e Bërvenicës Arife Idrizi, ka publikuar sot, programin e saj 11-pikësh, duke filuar prej Mbështetjes Sociale e deri tek Transparenca ndaj qytetarëve.

Postimi i plotë, në FB:

“30 vite përvojë – 11 prioritete për katër vitet e ardhshme

• INFRASTRUKTURA DHE HAPËSIRAT PUBLIKE
Investime në rrugët lokale, asfaltim, trotuare, ndriçim publik dhe rregullimin e hapësirave publike, me planifikim të bazuar në nevojat dhe prioritetet e banorëve.

• UJI I PIJSHËM DHE KANALIZIMI
Përmirësimi i furnizimit me ujë të pijshëm, zgjerimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit, si dhe investime në infrastrukturën ujore për një shërbim më të qëndrueshëm dhe cilësor.
-PASTËRTIA DHE SHËRBIMET KOMUNALE
Përmirësimi i mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave, mirëmbajtja e hapësirave publike dhe rritja e cilësisë së shërbimeve komunale në të gjitha vendbanimet.
Një komunë e pastër dhe e mirëmbajtur është një nga kushtet themelore për një jetë më cilësore.

• PUNËSIMI, INVESTIMET DHE ZHVILLIMI EKONOMIK
Krijimi i kushteve për hapjen e fabrikave, punishteve dhe bizneseve të reja.
Komuna do të mbështesë investitorët vendas dhe të huaj përmes promovimit të potencialeve lokale, lehtësimit të procedurave administrative dhe krijimit të partneriteteve.
Do të shqyrtohet mundësia e blerjes së tokës për krijimin e një zone ekonomike, ndërsa tokat private mund të përfshihen vullnetarisht përmes partneriteteve me investitorë.Do të krijojmë ura bashkëpunimi ndërmjet komunës, bizneseve dhe investitorëve, me qëllim që potencialet lokale të kthehen në mundësi konkrete për punësim dhe zhvillim.

• MBËSHTETJA SOCIALE DHE FAMILJET NË NEVOJË
Parashikimi i mjeteve të veçanta në buxhetin komunal për familjet dhe rastet sociale që kanë nevojë për mbështetje.
Ndihma do të ndahet mbi bazën e kritereve të qarta, transparente dhe të barabarta për të gjithë.

• RINIA, ARSIMI DHE AFTËSITË
Kurse falas për fëmijët dhe të rinjtë, të financuara nga buxheti komunal, si dhe programe për zhvillimin e aftësive profesionale.
Fokusi do të jetë në aftësitë që lidhen me punësimin dhe kërkesat e tregut të punës, duke u krijuar të rinjve më shumë mundësi për të ardhmen.

• SPORTI DHE INFRASTRUKTURA SPORTIVE
Mbështetje financiare për klubet sportive dhe përmirësimi i kushteve dhe infrastrukturës për sportistët dhe të rinjtë në komunë.
Qëllimi është që fëmijët dhe të rinjtë të kenë më shumë mundësi për t’u marrë me sport dhe për të zhvilluar talentet e tyre.

• ULJA E BARRËS ADMINISTRATIVE DHE E TAKSAVE KOMUNALE
Rishikimi i tarifave dhe taksave komunale me qëllim uljen e barrës financiare për qytetarët dhe bizneset, aty ku është e mundur.
Ky proces do të bëhet duke ruajtur stabilitetin dhe funksionimin financiar të komunës.

• TURIZMI DHE ZHVILLIMI LOKAL
Do ta zhvillojmë turizmin si një burim të ri të ardhurash dhe vendeve të punës për banorët e Komunës së Bërvenicës.
• Promovimi i bukurive natyrore, fshatrave dhe potencialeve turistike të komunës.
• Mbështetje për bujtina, agroturizëm, restorante dhe biznese familjare.
• Krijimi i shtigjeve për ecje, çiklizëm dhe aktivitete në natyrë.
• Promovimi i produkteve tradicionale dhe lokale.
• Bashkëpunimi me investitorë vendas dhe të huaj për zhvillimin e turizmit.
• Digjitalizimi dhe promovimi online i destinacioneve turistike të Bërvenicës.
• Çdo investim në turizëm duhet të krijojë mundësi të reja punësimi dhe të ardhura për banorët.

• DIGJITALIZIMI I KOMUNËS
Digjitalizimi i shërbimeve komunale për të reduktuar pritjet dhe procedurat administrative.
Qytetarët do të kenë mundësi të aplikojnë dhe të ndjekin kërkesat online, të raportojnë probleme dhe të kenë qasje më të lehtë në informacionet për buxhetin, projektet dhe shërbimet komunale.

-TRANSPARENCA DHE KOMUNIKIMI I DREJTPËRDREJTË ME BANORËT
Publikimi i të dhënave për buxhetin, projektet, investimet dhe shpenzimet komunale.
Banorët duhet të kenë mundësi të marrin informacion të qartë dhe në kohë, si dhe të ndjekin realizimin e projekteve dhe përdorimin e mjeteve publike.
Transparenca, llogaridhënia dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët do të jenë pjesë e pandashme e punës së komunës.

Me 5 ,BËRVENICA PËR TË GJITHË!“, ka shkruar, Idrizi.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts