Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kaltrina Zekolli: Përshpejtimi i tunelit hekurudhor ndërkufitar, hap i rëndësishëm për Korridorin 8
Ballina

Kaltrina Zekolli: Përshpejtimi i tunelit hekurudhor ndërkufitar, hap i rëndësishëm për Korridorin 8

Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë së Veriut, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka zhvilluar Takimin e Dytë të Komisionit të Përbashkët në kuadër të Marrëveshjes për tunelin hekurudhor ndërkufitar me Bullgarinë.

Takimi u zhvillua së bashku me zëvendësministren e Transportit dhe Lidhjeve të Republikës së Bullgarisë, Cveta Timeva, në cilësinë e bashkëkryetareve të komisionit.

Në fokus të takimit ishte shqyrtimi i progresit të deritanishëm, harmonizimi i hapave të ardhshëm dhe përshpejtimi i procedurave për realizimin e tunelit hekurudhor ndërkufitar, i cili përbën një nga segmentet kyçe të Korridorit VIII hekurudhor.

Sipas Zekolli Shaqirit, gjatë takimit u konfirmua mbështetja e Bashkimit Evropian dhe e institucioneve financiare për financimin e këtij projekti strategjik, si dhe gatishmëria e të dyja vendeve për bashkëpunim të ngushtë dhe koordinim të vazhdueshëm.

Zëvendësministrja theksoi se realizimi i tunelit përfaqëson më shumë se një projekt infrastrukturor, pasi synon të kontribuojë në përmirësimin e lidhjeve rajonale, zhvillimin ekonomik dhe forcimin e ndërlidhjes së Maqedonisë së Veriut me Evropën.

“Vazhdojmë të punojmë së bashku për projekte konkrete që e afrojnë Maqedoninë e Veriut edhe më shumë me Evropën dhe krijojnë mundësi të reja për qytetarët dhe ekonominë tonë”, thuhet në postimin e Zekolli Shaqirit.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts