Një 57-vjeçar nga rrethina e Kërçovës ka marrë kallëzim penal për shkak të kërcënimeve të drejtuara ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës.
Siç thuhet në buletinin e policisë, Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike në Kërçovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër N.J. (57) nga fshati Rashtan i Kërçovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën penale “rrezikim i sigurisë”.
Me datë 20.02.2026, në një objekt hotelerik në Kërçovë, i denoncuari i ka dërguar kërcënime kryetarit të Komunës së Kërçovës.















Comments are closed