Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Jeton Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është kapitull i përfunduar, por përgjegjësi për barazinë
Ballina

Jeton Shasivari: Marrëveshja e Ohrit nuk është kapitull i përfunduar, por përgjegjësi për barazinë

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, pas seancës solemne të Qeverisë me rastin e 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, theksoi se kjo marrëveshje mbetet përgjegjësi institucionale dhe standard që duhet të ndërtohet çdo ditë.

Shasivari tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit nuk është vetëm një moment për të kujtuar të kaluarën, por mbi të gjitha një mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësinë për të ardhmen e vendit.

“Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm një dokument i historisë sonë. Ajo është përgjegjësi institucionale dhe standard që duhet të vazhdojmë ta ndërtojmë çdo ditë”, shkroi Shasivari.

Ministri i Drejtësisë theksoi se drejtësia nuk mund të jetë selektive, ndërsa barazia nuk duhet të mbetet vetëm një parim në letër. Sipas tij, këto parime duhet të jenë pjesë e funksionimit të përditshëm të shtetit dhe të besimit të qytetarëve tek institucionet.

“E ardhmja e vendit ndërtohet mbi respektin, barazinë, sundimin e ligjit dhe dinjitetin e çdo qytetari”, theksoi Shasivari.

Ai nënvizoi se institucionet kanë për detyrë të mos e trajtojnë Marrëveshjen e Ohrit si një kapitull të përfunduar, por si pjesë të një procesi të vazhdueshëm për ndërtimin e një shteti demokratik, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë.

Shasivari e përmblodhi mesazhin e tij me tre pika: 25 vjet paqe, 25 vjet përgjegjësi dhe një detyrë të përbashkët për ndërtimin e një të ardhmeje më të drejtë për të gjithë.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts