Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Janevska, kërkon zhbllokimin e ligjeve për arsimin e lartë
Lajmi i Fundit

Janevska, kërkon zhbllokimin e ligjeve për arsimin e lartë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska deklaroi se pret që të gjendet zgjidhje për miratimin e pakos së tre ligjeve për arsimin e lartë (për arsimin e lartë, për aktivitetin shkencor dhe kërkimor dhe cilësinë në arsimin e lartë), të cilat janë në procedurë parlamentare, të bllokuara përmes Badenterit.

Siç tha ajo, me kënaqësi pranon të diskutojë në një debat tjetër publik në Kuvend me qëllim miratimin e ligjeve, duke thënë se “çdo ditë e humbur është humbje për të rinjtë në këtë vend”.



Në konferencën e sotme për shtyp ajo tha se këto tre ligje nuk hyjnë në një problem që rregullon përfaqësimin e drejtë.



“Po, për miratimin e ligjeve për arsim nevojitet Badenter, ai ekzistues dhe është një mjet për mbrojtjen e të drejtave, për shembull, për mbrojtjen e të mësuarit në gjuhën amtare. Këto tre ligje nuk hyjnë fare në një problem të tillë. Këtu po flasim për elemente të meritës, për organizimin e arsimit të lartë, për cilësinë e profesorëve, për më shumë punë praktike gjatë studimeve. Pra, disa elemente që shteti duhet t’i ketë nëse duam të kemi arsim të lartë të qëndrueshëm dhe kuadro dhe njerëz cilësorë që duhet ta udhëheqin dhe ta mbrojnë këtë shtet në të ardhmen”, u përgjigj Janevska në pyetjen e gazetarëve.



Siç tha ajo, është e njohur botërisht se mekanizimi i Badenterit është abuzuar në të kaluarën dhe se Qeveria dëshiron të nxjerrë një ligj më të mirë për përfaqësim të drejtë, duke shtuar se ajo personalisht angazhohet që të drejtat e komuniteteve më të vogla në vend të mbrohen maksimalisht.

“Nëse Badenterin e përdorim si mekanizëm për arritjen e zgjidhjeve politike, mendoj se nuk është në rregull dhe atë pikërisht përmes arsimit…”, theksoi Janevska.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts