“Bërvenica ka nevojë për digjitalizim dhe hapësirë për ide të reja!
Në takim me Burim Sherifin, drejtor i qendrës gjigante Infotech nga Kosova, diskutuam për mundësitë e digjitalizimit të shërbimeve komunale dhe krijimin e kushteve që të rinjtë e Bërvenicës të zhvillojnë idetë e tyre përmes start-up-eve.
Bërvenica duhet të ecë me kohën. Shërbime më të shpejta, më pak burokraci dhe më shumë mundësi për të rinjtë që duan të krijojnë, të inovojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
Teknologjia duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, ndërsa idetë e të rinjve duhet të kenë mundësi të kthehen në biznese dhe vende të reja pune. Kjo është një nga drejtimet ku duam ta zhvillojmë Bërvenicën.
#JakupHuseini #Bërvenica #Digjitalizim #Startup #Voto4″, ka njoftuar në Facebook, kandidati i VLEN për komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini.















Comments are closed