Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ismail Sinani, propozohet  anëtar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi
Lajmi i Fundit

Ismail Sinani, propozohet  anëtar i Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi

Sot në Kuvend u mbajt debat publik për përcaktimin e listës së kandidatëve të paraqitur pas vendimit për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e një anëtari të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në konkursin publik u paraqitën gjithsej 11 kandidatë, prej të cilëve tetë i plotësuan kushtet e përcaktuara në shpallje. Kandidatët që kaluan fazën fillestare të përzgjedhjes ishin: Mile Stojanovski, Jasna Orovçanec-Arangeloviq, Ismail Sinani, Usein Elezoski, Kadrije Mustafa, Zhaklina Damçeska, Kristina Naçeska-Arsovska dhe Nesime Jashari-Ljuma.

Kryetari i Komisionit, Sajkoski, e hapi seancën dhe i njoftoi të pranishmit me mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe procesin e intervistimit të kandidatëve. Njëkohësisht, ai informoi se kandidatët Usein Elezoski dhe Kadrije Mustafa munguan pa arsyetim.

Përveç anëtarëve të Komisionit dhe deputetëve, në proces morën pjesë aktive edhe përfaqësues të sektorit civil, ndër ta Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata Maqedonase e Juristëve të Rinj dhe organizata të tjera që veprojnë në fushën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi.

Pas përfundimit të procedurës dhe shqyrtimit të kandidaturave, Komisioni propozoi Ismail Sinanin për anëtar të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts