Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Instituti Demokratik, trajnon administratën e Bogovinës, për “Raportimin e brendshëm institucional”
Ballina

Instituti Demokratik, trajnon administratën e Bogovinës, për “Raportimin e brendshëm institucional”

Instituti Demokratik Nacional (NDI), e përkrahur nga ambasada e Zvicrës dhe Suedisë, ka trajnuar administratën komunale të Bogovinës, në lidhje me “Raportimin e brendshëm”.

Lajmin e ka bërë të ditur Feti Abazi në Facebook, duke detajizuar, se ky trajnim ka pasur për qëllim rritjen e efikasitetit administrativ kundër parregullsive dhe parandalimit të korrupsionit.

Postimi i plotë

National Democratic Institute (NDI) ka mbajtur një trajnim për administratën komunale me temë “Raportimi i brendshëm i mbrojtur” (whistleblowers), në kuadër të një programi të përkrahur nga Ambasada e Zvicrës dhe Ambasada e Suedisë.

Trajnimi u fokusua në rëndësinë e mekanizmave të sinjalizimit, mbrojtjen ligjore të sinjalizuesve dhe rolin e institucioneve publike në krijimin e një mjedisi të sigurt për raportimin e parregullsive. Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë praktikat më të mira për trajtimin e rasteve të raportuara, si dhe mënyrat për forcimin e integritetit institucional.

Qëllimi i këtij programi është rritja e transparencës, fuqizimi i llogaridhënies dhe parandalimi i korrupsionit në nivel lokal, duke kontribuar në ndërtimin e një administrate më të hapur dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve.

Comments are closed

Related Posts