Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Imbrja Bajrami zgjidhet kryetar i nëndegës “Qendër” të BDI-së
Lajmi i Fundit

Imbrja Bajrami zgjidhet kryetar i nëndegës “Qendër” të BDI-së

Kryetari i degës së BDI-së, Bajram Rexhepi, ka njoftuar për vazhdimin e procesit të ristrukturimit brenda partisë, konkretisht në nëndegën “Qendër”, ku është mbajtur kuvendi zgjedhor.

Sipas tij, në këtë kuvend, në mënyrë unanime është zgjedhur kryetari i ri i nëndegës.

Postimi i plotë i Rexhepit:

“Sonte vazhduam me ristrukturimin e nëndegës Qendër.

Në kuvendin zgjedhor të kësaj nëndege, në mënyrë unanime, për kryetar u zgjodh Imbrja Bajrami, profesionist i dëshmuar dhe menaxher në fushën e doganës dhe shpedicionit.

Çdo ditë e më shumë po i përforcojmë dhe riorganizojmë radhët tona me njerëz kompetentë, të përkushtuar dhe me integritet, që ndajnë vlerat e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe janë të gatshëm të kontribuojnë në forcimin dhe riafirmimin e familjes sonë të madhe politike.

Vazhdojmë #bashkë, më të organizuar dhe më të vendosur se kurrë!”, përfundon Rexhepi.

Comments are closed

Related Posts