Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Ibrahimi: Në protestë u panë bashkë, diskriminuesit dhe të diskriminuarit
Lajmi i Fundit

Ibrahimi: Në protestë u panë bashkë, diskriminuesit dhe të diskriminuarit

Përfaqësuesi i VLEN, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar pas protestës së sotme studentore në Shkup, duke komentuar praninë e përfaqësuesve politikë në tubim.

Në një status publik, Ibrahimi ka thënë se protesta e sotme mund të konsiderohet rast unik, pasi sipas tij, në të njëjtin protestim morën pjesë edhe studentët që kërkojnë të drejtat e tyre, por edhe ata që kanë qenë pjesë e miratimit të ligjit që i ka diskriminuar.

“Mund të jetë rast unik që në protestën e njëjtë marrin pjesë bashkë të diskriminuarit dhe diskriminuesit. Sot në Shkup protestuan studentët, që e kërkojnë të drejtën e tyre të merituar në Ligjin për provimin e jurisprudencës, bashkë me ata që e kanë miratuar Ligjin e provimit të jurisprudencës”, ka shkruar Ibrahimi.

Deklarata e tij vjen në kohën kur debati për organizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ka nxitur reagime politike dhe protesta studentore në vend.

Comments are closed

Related Posts