“Sot, së bashku me zv.ministrin e Bujqësisë, Albrim Hoxha, takuam fermerët Neshat Limani dhe Nexhadi Shahini ngaa Çellopeku si dhe Mevludin Aliti nga Gurgurica.
Biseduam nga afër për punën e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe nevojat që kanë për ta zhvilluar më tej veprimtarinë bujqësore.
U zotuam se fermerët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e administratës komunale dhe të pushtetit qendror, me qëllim që puna e tyre të ketë më shumë mundësi për zhvillim dhe përfitim.
Çellopeku dhe çdo vendbanim i Bërvenicës do të kenë një komunë që i dëgjon njerëzit dhe punon për nevojat e tyre”, ka shkruar kandidati i VLEN për komunën e Bërvenicës, Jakup Huseini.















Comments are closed