Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shëndetësi
  • Hospitalizohet në Psikiatri i dyshuari që kërcënoi familjen Haradinaj
Kosovë

Hospitalizohet në Psikiatri i dyshuari që kërcënoi familjen Haradinaj

Një rast që ka shkaktuar reagime të shumta është zhvilluar në Pejë, ku i dyshuari për kërcënime dhe posedim armësh pa leje është dërguar për trajtim në repartin psikiatrik.

Ngjarja ka ndodhur më 03.04.2026, rreth orës 18:00, në sheshin “Shkëlzen Hajradinaj” në Pejë, ku i dyshuari Korab Bajgora kishte publikuar një video në rrjetin social Facebook, ku për disa minuta i drejtohej familjes Haradinaj me fjalë të rënda, kërcënuese dhe ofenduese.

Pas publikimit të videos, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Rreth orës 20:30, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë pa leje, dy karikatorë dhe katër fishekë të kalibrit 9×19 mm.

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Pejë, ku me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar hetim për veprat penale “Ngacmimi” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Megjithatë, sipas Sinjalit, me rekomandim të mjekut psikiatër dhe me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është hospitalizuar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal në Pejë.

Ai do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e zyrtarëve policorë, ndërsa hetimet për rastin janë në vazhdim.

Comments are closed

Related Posts