Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Hasani i përgjigjet Osmanit: Ne kemi portier sulmues, topi shkon drejt portës së kundërshtarit
Ballina

Hasani i përgjigjet Osmanit: Ne kemi portier sulmues, topi shkon drejt portës së kundërshtarit

Përfaqësuesi i VLEN-it në Qeveri, Bashkim Hasani, i është kundërpërgjigjur nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani, i cili deklaroi se “ne kemi luajtur futboll, por kemi pasur portier në gol, kurse VLEN-i s’ka portier”.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Hasani tha se BDI-ja është paralajmëruar të mos i japë “autogola” portierit të saj, por sipas tij, ka vazhduar ta bëjë këtë, madje me gola që i kanë shërbyer më së shumti vetë portierit.

“E para, ju paralajmëruam mos i jepni autogola portierit tuaj. Nuk dëgjuat. Vazhdut me i dhënë, madje ato gola që i konvenonin më së shumti vetë portierit. E dyta, ne nuk kemi thjesht portier, kemi portier sulmues që na thotë qartë, topi nuk shkon mbrapa, por drejt te porta e kundërshtarit”, ka shkruar Hasani.

Deklarata e tij vjen në vazhdën e përplasjeve politike mes VLEN-it dhe BDI-së, ku të dyja palët po përdorin metafora sportive për të komentuar zhvillimet në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Comments are closed

Related Posts