Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është bashkuar protestuesve para objektit të Kuvendit të Kosovës
Haradinaj ka kritikuar mosvotimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke thënë se një zhvillim i tillë, sipas tij, e gëzon Beogradin.
“Sot është dashur me qenë natë feste dhe jo proteste. Kështu e kanë mendu dhe është fatkeqësi e madhe me gëzu Beogradin”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka kritikuar edhe deputetët e Kuvendit, duke thënë se është e papranueshme që institucioni të mos e miratojë ligjin, për të cilin, sipas tij, është folur në emër të qytetarëve.















Comments are closed