Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë ka refuzuar të premten kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB) të Serbisë, Jovica Stanishiqit.
Stanishiq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci gjatë periudhës 1991–1995.
Ata u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, si dhe për krime kundër njerëzimit, veprime çnjerëzore, vrasje, dëbime dhe përndjekje të popullsisë në disa komuna të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë.















Comments are closed