Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Grubit sot i përfundon arresti shtëpiak, kërkon që t’i kthehet edhe pasaporta
Ballina

Grubit sot i përfundon arresti shtëpiak, kërkon që t’i kthehet edhe pasaporta

Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60 Ish zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi nesër i mbaron arresti shtëpiak. Vendimi ekzekutohet sipas fuqisë së ligjit pasi kalojnë 60 ditë nga dita e dorëzimit të propozim-akuzës. Megjithatë, Grubi i cili gati 8 muaj ka qëndruar në arrest shtëpie kërkon që t’i kthehet edhe pasaporta. Për këtë ka ofruar prona si garanci në vlerë mbi 335 mijë euro. Nga Gjykata Penale e Shkupit theksojnë shkurt për Alsat se për këtë propozim ende nuk kanë vendosur pasi e presin mendimin nga Prokuroria, e cila pritet që ta japë gjatë kësaj jave.

lojërave elektronike të fatit, ndonëse sipas Prokurorisë kjo nuk ka qenë e ligjshme. Sipas tyre, këtë e ka bërë në bashkëpunim me të akuzuarin e parë, ish drejtorin Përparim Bajrami.

Me këtë, Prokuroria pretendon se Grubi ka hapur rrugën që Lotaria Shtetërore t’i blejë VLT aparatet në vlerë mbi 9,7 milionë euro edhe pse të njëjtat nuk kanë qenë të nevojshme.

Pretendimet e këtilla Grubi i ka hedhur poshtë nën arsyetimin se për vendimin në mbledhje të Qeverisë kanë votuar 20 anëtarë, të gjithë “për”. Nga ana tjetër, teza e mbrojtjes së Grubit, por edhe të akuzuarve të tjerë është se ata kanë mbrojtur interesin shtetëror, me qëllim që përfitimi të shkojë direkt te Lotaria Shtetërore dhe jo të ndahet me partnerë të tjerë.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts