Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Gruaja e Behajdin Allaqit, kishte dëshmuar se burri i saj ishte zhdukur, pasi e morën policia serbe
Kosovë

Gruaja e Behajdin Allaqit, kishte dëshmuar se burri i saj ishte zhdukur, pasi e morën policia serbe

Ajo kishte deklaruar se Behajdin Allaqi ishte marrë nga Policia Serbe në fshatin Drenovc dhe se, që nga ajo kohë, nuk kishte parë apo dëgjuar më asgjë për të.

Sonte në “Debat Plus” analisti Dardan Gashi ka publikuar një dokument që dëshmon se Nazmije Allaqi, bashkëshortja e Behajdin Allaqit, kishte deklaruar vazhdimisht për zhdukjen e tij.

Sipas dokumentit, më 21 nëntor 2000, Nazmije Allaqi kishte raportuar tek autoritetet se bashkëshorti i saj, Behajdin Allaqi, ishte zhdukur që nga 11 qershori 1998.

Ajo kishte deklaruar se Behajdin Allaqi ishte marrë nga Policia Serbe në fshatin Drenovc dhe se, që nga ajo kohë, nuk kishte parë apo dëgjuar më asgjë për të.

Vrasja e Behajdin Allaqit ishte një nga rastet për të cilat sot Specialja i ngarkoi ish krerët e UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Dokumenti i publikuar sonte në “Debat Plus” sjell deklarimin e bashkëshortes së Allaqit lidhur me zhdukjen e tij, të cilën ajo e kishte raportuar tek autoritetet.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts