Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Georgievski: Bullgarët e kanë gjetur pikën tonë të dobët, do të na bullgarizojnë përmes Serbisë
Lajmi i Fundit

Georgievski: Bullgarët e kanë gjetur pikën tonë të dobët, do të na bullgarizojnë përmes Serbisë

Ish-kryeministri dhe Presidenti i VMRO-Popullore, Ljubço Georgievski, thotë se lufta kundër bullgarizimit të Maqedonisë ka edhe anën e saj komike.

Ai thotë se serbët janë ato që e quajnë një pjesë të vendit tonë si bullgare.

“Kur serbët i quajnë Goce Dellçev dhe Dame Gruev agjentë bullgarë. Kur serbët e quajnë OBRM-në një organizatë terroriste bullgare. Kur serbët në Maqedoninë qendrore i quajnë zona të tëra bullgare, javën e kaluar në Vallandovë, para kësaj në Ramne Ohridsko, dhe pothuajse në të gjitha festimet e tyre për çlirimin e Serbisë së Vjetër”, tha Georgievski.

Georgievski thekson se “asnjë patriot i rrejshëm maqedonas nuk po tregon shenja jete”.

“Padyshim që bullgarët e kanë gjetur pikën tonë të dobët. Do të na bullgarizojnë nëpërmjet Serbisë”, theksoi kryetari i VMRO-Popullores.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts