Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Gati për protestën madhështore të studentëve në SHKUP
Lajmi i Fundit

Gati për protestën madhështore të studentëve në SHKUP

Protesta e studentëve për gjuhën në Shkup, Tetovasot ndjek nga afër zhvillimet

Studentët shqiptarë janë mbledhur sot në Shkup për një protestë madhështore në mbrojtje të gjuhës shqipe, e cila pritet të fillojë në çdo moment. Atmosfera është elektrizuese, ndërsa studentët kanë dalë me pankarta dhe mesazhe të forta informon Tetovasot.

Në mesin e pankartave që po shihen në protestë janë edhe mesazhet:
“Mos e mohoni një të drejtë të fituar”
“Ligji për gjuhët është Lex Specialis!” si dhe shumë thirrje të tjera në mbrojtje të të drejtave gjuhësore.

Tetovasot është në terren dhe po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet e kësaj proteste të studentëve, e cila pritet të mbledhë një numër të madh pjesëmarrësish nga universitete të ndryshme.

Protesta e sotme konsiderohet si një nga reagimet më të mëdha studentore në periudhën e fundit, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për protestë paqësore dhe dinjitoze.

Tetovasot do të sjellë në kohë reale të gjitha zhvillimet, reagimet dhe mesazhet që do të përcillen nga protesta e sotme në Shkup.

Comments are closed

Related Posts