Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Gashi nga Kopenhaga: Zgjerimi i BE-së, është investim në paqe dhe stabilitet
Ballina

Gashi nga Kopenhaga: Zgjerimi i BE-së, është investim në paqe dhe stabilitet

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi ka njoftuar se në Kopenhagë është aderuar në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së dhe vendeve kandidate lidhur me temën e zgjerimit të BE-së dhe bashkëpunimit parlamentar.


Në Kopenhagë, pata nderin të adresohem në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të BE-së dhe vendeve kandidate për, një temë thelbësore për të ardhmen tonë: zgjerimin e BE-së dhe bashkëpunimin parlamentar.


Shpreha përkushtimin e palëkundur ndaj rrugës europiane, ndërsa rikonfirmova se zgjerimi është investim në paqe, stabilitet dhe prosperitet për ne, por edhe për të gjithë kontinentin.


Nënvizova nevojën për një proces të drejtë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita, si dhe reformat e domosdoshme për të cilat vendi ynë do vazhdojë të punojë.


Theksova se bashkëpunimi parlamentar dhe mbështetja e ndërsjellë, është parakusht esencial që do ta bëjë realitet aspiratën tonë europiane.

Comments are closed

Related Posts