Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Fyerjet raciste antishqiptare nga komitat e Vardarit, reagojnë nga Tirana zyrtare
Lajmi i Fundit

Fyerjet raciste antishqiptare nga komitat e Vardarit, reagojnë nga Tirana zyrtare

Nga Tirana zyrtare ka pasur reagime lidhur me thirrjet raciste antishqiptare në ndeshjen Vardar-KF Bashkimi që u luajt dje në Shkup, dhe që eskaloi në tensione. Tifozët “Komiti” ishin ata që lëshuan pandalur valë thirrjesh antishqiptare. Ish-ministri i brendshëm shqiptar dhe shefi i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagoi lidhur me këto zhvillime.

“Si dashamirës i futbollit, por dhe si një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shpreh shqetësimin e thellë për incidentet dhe dënoj ashpërsisht fyerjet me bazë nacionaliste e rraciste kundër futbollistëve dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947 në një ndeshje të zhvilluar dje të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Thirrjet kundër shqiptarëve ishin shumë të rënda dhe po aq të rënda duhet të jenë masat e ndërshkimet e ndërmarra nga Federata e Futbollit në vendin fqinj. Nëse futbolli europian dhe ai botëror gjatë kësaj jave u solidarizua me futbollistin e Real Madrid Vinicius, e njëjta gjë duhet të ndodhë me djemtë e ekipit dhe stafit të K.F. Bashkimi 1947 në Maqedoninë e Veriut. Do të jetë gabim i pafalshëm nëse në Maqedoninë e Veriut mbyllen sytë ndaj kësaj ngjarje!” ka reaguar Shefi i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla.

Comments are closed

Related Posts