Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Fondacioni në përkrahje të Thaçit: Lamtumirë mik i presidentit
Kosovë

Fondacioni në përkrahje të Thaçit: Lamtumirë mik i presidentit

Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit”, ka reaguar lidhur me vdekjen e ish-kongresmenit Eliot Engel, duke theksuar se ky i fundit ishte prej politikanëve amerikanë që për dekada të tëra mbështeti çlirimin, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Tutje, Fondacioni ka falënderuar Engel për gjithçka që ka bërë për Kosovën.

Postimi:

Lamtumirë, mik i presidentit Thaçi dhe i Kosovës!

Kongresisti Eliot Engel ishte një prej politikanëve amerikanë që për dekada të tëra mbështeti çlirimin, pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Ai ishte një mbështetës i presidentit Thaçi edhe tani kur po përballet me padrejtësitë në Hagë.

Prehu në paqe, mik i madh. Faleminderit për gjithçka që ke bërë për Kosovën!

Comments are closed

Related Posts