Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Rajon/Botë
  • Fituesit e basteve për rrëzimin e Khameneit mbeten pa para, platforma nuk paguan 54 milionë dollarë
Lajmi i Fundit

Fituesit e basteve për rrëzimin e Khameneit mbeten pa para, platforma nuk paguan 54 milionë dollarë

Kur një drejtues biznesi izraelito-amerikan pa shenjat e gjelbra që tregonin se bastet e tij për rrëzimin e ajatollahut Ali Khameneit nga pozita e udhëheqësit suprem të Iranit kishin “dalë fituese”, ai mendoi se kishte bërë një fitim të jashtëzakonshëm.

Bastet prej 3.460 dollarësh u shndërruan papritmas në një fitim më shumë se 63 mijë dollarë pasi forcat amerikane dhe izraelite vranë ajatollahun në një sulm ajror. Megjithatë, ishte një problem: basti nuk u pagua kurrë.

Kjo ndodhi sepse platforma për tregje parashikimi Kalshi refuzoi t’u paguajë përdoruesve rreth 54 milionë dollarë që kishin vendosur lojtarët se Khamenei do të largohej nga pozita e udhëheqësit suprem, raportojnë mediat.

Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në Lindjen e Mesme

Kompania arsyetoi vendimin duke thënë se vdekja e ajatollahut nuk konsiderohet “rrëzim nga pushteti” dhe se platforma e saj nuk lejon bastet që lidhen drejtpërdrejt me vdekjen e një personi – edhe pse bastet ishin mbledhur dhe promovuar si të tilla.

Disa përdorues vendosen shuma të mëdha dhe u ndjenë të mashtruar, duke u acaruar në rrjetet sociale dhe duke thënë se Kalshi “ndryshoi rregullat” dhe i la pa fitimet që mendonin se kishin fituar.

Kompania pretendoi se kishte kompensuar përdoruesit me kthimin e parave të tyre në mënyrë proporcionale, por ata që kishin mundësi për fitime të mëdha shprehën hapur zemërimin e tyre.

Comments are closed

Related Posts