Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Fillon asfaltimi në lagjen Drenovec – rruga drejt bulevardit “Bllagoja Toska” do të jetë e bllokuar
Lajmi i Fundit

Fillon asfaltimi në lagjen Drenovec – rruga drejt bulevardit “Bllagoja Toska” do të jetë e bllokuar

Komuna e Tetovës ka njoftuar qytetarët se gjatë ditës së nesërme (21.04.2026) do të zhvillohen punime rrugore në lagjen Drenovec, konkretisht tek rreth-rrotullimi i ri, në rrugën që lidh bulevardin “Bllagoja Toska”, përcjell Pollogu.news

Sipas njoftimit, do të fillojë gryerrja e asfaltit dhe përgatitja e terrenit për asfaltim, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin këtë aks rrugor për të mundësuar zhvillimin e punimeve pa pengesa.

Njoftimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë;

Gjatë ditës së nesërme (21.04.2026) në lagjen Drenovec – tek rreth-rrotullimi i ri, rruga që lidhë bulevardin “Bllagoja Toska”, do të fillojë gryerrja e asfalltit dhe përgatitja për asfalltim. I lusim qytetarët të shmangin këtë aks rrugor që punimet të zhvillohen pa pengesa”, përfundojnë nga Komuna e Tetovës./Pollogu.news/

Comments are closed

Related Posts