Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Filipçe nderon 22-vjetorin e vdekjes së Boris Trajkovskit: “I përjetshëm qoft kujtimi, për shembullin e lidershipit”
Ballina

Filipçe nderon 22-vjetorin e vdekjes së Boris Trajkovskit: “I përjetshëm qoft kujtimi, për shembullin e lidershipit”

“Sot kujtojmë dhe nderojmë Presidentin Boris Trajkovski dhe anëtarët e kabinetit të tij si dhe ekuipazhin, të cilët para 22 vitesh humbën jetën tragjikisht në një aksident ajror”, ka kujtuar kreu i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe.


Trajkovski ishte president proevropian, burrë shteti që punoi me përkushtim për paqen, bashkëjetesën, përparimin dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.


Politika e tij ishte politikë dialogu, afrimi dhe hapjeje të perspektivave brenda dhe jashtë vendit. Ai besonte se Maqedonia mund dhe duhet të jetë pjesë e familjes evropiane, por mbi të gjitha një shtet i qëndrueshëm dhe i bashkuar, ku dallimet janë pasuri dhe jo ndarje. Politikat e Presidentit Boris Trajkovski na kujtojnë se guximi, urtësia dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve janë shembull i lidershipit.


I përjetshëm qoftë kujtimi dhe memoria e Presidentit Boris Trajkovski.

Comments are closed

Related Posts