Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Filipçe: LSDM do të paraqesë interpelancë, për Stoilkoviçin dhe Gashin
Ballina

Filipçe: LSDM do të paraqesë interpelancë, për Stoilkoviçin dhe Gashin

Në një briefing me mediat, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se LSDM kërkon përgjegjësi për fyerjet, kërcënimet dhe dhunën e ministrit Ivan Stoilkoviç dhe njoftoi se partia do të paraqesë interpelancë.

– Ka një iniciativë për një komision hetimor për Ivan Stoilkoviçin për atë që ndodhi gjatë ristrukturimit të Qeverisë. Jemi nënshkruar këtu me qëllim vetëm që të mblidhet numri i mjaftueshëm i nënshkrimeve që të pranohet. Ne do të paraqesim interpelancë për Stoilkoviçin, sapo të fillojë puna Kuvendi, në shtator – tha Filipçe.

Ai theksoi se sjellja e Stoilkoviçit është e papranueshme dhe se në institucionet demokratike nuk ka vend për dhunë e kërcënime.

– Kuvendi nuk respektohet aspak, as nuk e kryen funksionin siç duhet – tha Filipçe.

Kemi njoftuar dhe do të paraqesim edhe interpelancën për kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, sapo të fillojë me punë Kuvendi.

LSDM do të vazhdojë me të gjitha mekanizmat demokratikë dhe parlamentarë për mbrojtjen e dinjitetit të Kuvendit dhe për sigurimin e përgjegjësisë së bartësve të funksioneve publike, thonë nga partia.

Advertisement Advertisement

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts