Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Filipçe akuzoi Mickoskin për izolim: Dekada pritje rrezikojnë të ardhmen e vendit
Maqedoni

Filipçe akuzoi Mickoskin për izolim: Dekada pritje rrezikojnë të ardhmen e vendit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kritikoi qeverinë dhe kreun e saj Hristijan Mickoski për shtyrjen e vendit drejt izolimit, pas deklaratave të kryeministrit se është i gatshëm të presë dekada për anëtarësim në BE. Ai theksoi se e ardhmja e shtetit është në Bashkimin Evropian dhe se qytetarët nuk duhet të jenë peng i politikave që sjellin stagnim, varfëri, emigrim të të rinjve, krim dhe korrupsion.

“Të gjithë e dëgjuat Hristijan Mickoskin. Ai është i gatshëm të presë dekada për hyrjen e Maqedonisë në BE. Të harxhojë dekada nga jetët tuaja, nga jetët e fëmijëve tuaj, nipërve dhe brezave të ardhshëm maqedonas. Me Mickoskin dhe grupin e tij të organizuar kriminal nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë dekada varfëri e garantuar, breza të humbur për shkak të emigrimit të shtuar të të rinjve, biletë vetëm vajtje për rininë maqedonase. Do të thotë dekada krim dhe korrupsion pa asnjë kontroll”, tha Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.

Kryeministri Hristijan Mickoski duke folur të dielën para gazetarëve pas një aktiviteti në Ohër, theksoi se Qeveria nuk do të pranojë amendamente për futjen e bullgarëve në Kushtetutë pa parashikueshmëri dhe epilog të qartë të atij procesi. Ai madje tha se, janë të gatshëm të presin me dekada, por nuk do të pranojë procese që ndikojnë në identitetin maqedonas dhe nuk ofrojnë parashikueshmëri për shtetin.

Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime.

Kujtojmë se me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Comments are closed

Related Posts