Një ndarje çmimi e vitit 1990, për krijimet letrare në manifestimin e patronatin të shkollës, të cilën e ka publikuar në Facebook, ish-përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Krenar Lloga. Ka shkaktuar reagimin e ashpër të deputetit nga VLEN, Adnan Azizi.
E gjithë kjo përplasje, ka filluar me pretendimin e Llogës, se poezia që ka marrur vendin e katërt, është shkruar nga lideri i BESËS, Bilall Kasami, e cila sipas tij përmban nderime dhe lavde ndaj Josip Broz Titos, duke sinjifikuar përmes një fotoje, se autori i kësaj poezie është vet Bilall Kasami, shkruan Pollogu.news

“Shoku Tito, trim i rrallë” – Bilall Kasami kl.VII² në vitin 1990.
Çfarë padrejtësie i është bërë shokut Billal, me këtë poezi ka merituar vendin e parë!”, ka shkruar Lloga.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Adnan Azizit, duke e quajtur atë kryekriminel dhe shkaktar të ndryshimeve në Kodin Penal, sa ishte ministër i Drejtësisë
“Sot paska uluritur sërish kryekrimineli i Strugës që sot fshihet në Shkup. Ai që gjithë karrierën e ndërtoi mbi pazare dhe interesa personale. Per ta shpëtuar veten nga burgu, u bë argat i Mijallkovit dhe ndryshoi Kodin Penal. Ai nuk refuzoi as prehërin e Ali Ahmetit per t’u kthyer në pushtet, por dështoi. Tani i përjashtuar edhe nga partia e tij mundohet të mbijetojë me statuse në Facebook.
Por ky vend është i vogël. Struga, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kumanova i njohin kriminelët. Koha e tyre ka përfunduar”, ka shkruar Adnan Azizi, në Facebook.















Comments are closed