Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka marrur pjesë në manifestimin e përfundimit të ciklit parashkollor, nga fëmijët e çerdhes “Jeta” në Kamjan.
Duke falenderuar të pranishmit, ju ka uruar edhe fëmijëve suksese në shkollimin e tyre të mëtutjeshëm.
“Urime gjeneratës së katërt të kopshtit “Jeta” për përfundimin me sukses të ciklit parashkollor!
Me një program të bukur, plot emocion dhe buzëqeshje, fëmijët shënuan një moment të veçantë në rrugëtimin e tyre arsimor.
Ju uroj të gjithë fëmijëve shumë shëndet, gëzim dhe suksese në hapat e ardhshëm të shkollimit. Qoftë kjo vetëm fillimi i shumë arritjeve në jetën tuaj!”, ka shkruar Abazi, në Facebook.
















Comments are closed