Kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, ka njoftuar sot, se sonte dhe nesë do vazhdojë dezinsektimi kundër mushkonjave, në tërë territorin e komunës së Bogovinës.
“Njoftohen qytetarët se sonte dhe nesër, duke filluar nga ora 21:00, në të gjithë territorin e Komunës së Bogovinës do të realizohet dezinsektimi kundër mushkonjave.
Luten të gjithë bletarët që të ndërmarrin me kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve gjatë kohës së realizimit të dezinsektimit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar, ai.














