Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, në ambasadën amerikane: “E përhershme miqësia mes popujve tanë”
Ballina

Feti Abazi, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së, në ambasadën amerikane: “E përhershme miqësia mes popujve tanë”



I nderuar të marr pjesë në shënimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

Nën shoqërimin e zv/ministrit të mbrojtjes Admir Shabani, prej tek ambasada amerikane në Shkup, ai ka nënvizuar se raportet bilaterale mes dy popujve shqiptarë dhe amerikanë, janë të sinqerta dhe jetike. Ndërsa ndihma prej SHBA-ve, është shtyllë e zhvillimit.

Sonte pata kënaqësinë të marr pjesë në pranimin zyrtar të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me rastin e shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve.

Shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të thellë për shtetin mik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë dhe për miqësinë e sinqertë që ndër vite ka qenë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, demokracisë dhe partneritetit.

Urime për këtë jubile të veçantë dhe qoftë e përhershme miqësia mes popujve tanë!“, ka shkruar, Abazi.

Comments are closed

Related Posts