Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Monitoruam punimet, tek fusha e futbollit, në fshatin Pirok. Ndërtimet vazhdojnë me ritëm të shtuar
Ballina

Feti Abazi: Monitoruam punimet, tek fusha e futbollit, në fshatin Pirok. Ndërtimet vazhdojnë me ritëm të shtuar

Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi dhe kryetari i këshillit komunal, Florim Rakipi. Pas ndërhyrjes së kanalit në Kamjan, ditën e dielë e kanë shfrytëzuar për monitorimin e punimeve në stadiumin e fshatit Pirok, duke theksuar se ritmi i ndërtimit në këtë projekt, po shtohet gradualisht.

Postimi i plotë, në Facebook:

Me pamje nga mbikëqyrja e punimeve në fushën e futbollit në Pirok, e cila pas përmirësimit të kushteve atmosferike po vazhdon të ndërtohet me ritëm të shtuar.

Si dhe pamjet nga ndërhyrja për pastrimin dhe thellimin e kanalit përgjatë rrugës në Kamjan, i cili shpesh përmbytej nga prurjet e ujit dhe grumbullimi i sedimentit – tashmë i pastruar dhe funksional“, ka mbaruar shkrimin, Feti Abazi.

Fillimi i rikonstruimit të stadiumit në fshatin Pirok dhe ndërhyrja në ujësjellësit dhe kanalet vaditëse, ishin njëra nga pjesët kryesore të kampanjës zgjedhore të Feti Abazit, nën moton “Ta kthejmë komunën në punë”.

Comments are closed

Related Posts