Kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi. Ditën e sotme ka vizituar nxënësit e shkollës fillore “Dervish Cara” të fshatit Pallçisht. Vizita e tij, erdhi si pasojë e garave komunale të Anglishtes.
Ai theksoi se do të vazhdojë edhe në të ardhmen ta mbështesë arsimin dhe krijimin e kushteve më tē mira, për brezat e rinjë.
“Sot pata kënaqësinë të jem i pranishëm në Shkollën Fillore “Dervish Cara” në Pallçisht, për të ndjekur nga afër garat komunale në gjuhën angleze. Ishte vërtet frymëzuese të shihje entuziazmin, përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin nxënësit prezantonin njohuritë e tyre.
Këto suksese janë rezultat i drejtpërdrejtë i punës së palodhshme dhe përkushtimit të arsimtarëve, të cilët me profesionalizëm dhe dashuri ndaj dijes udhëheqin nxënësit drejt arritjeve gjithnjë e më të mëdha. Njëkohësisht, meritë të veçantë kanë edhe vetë nxënësit për angazhimin, disiplinën dhe vullnetin e treguar.
I falënderoj sinqerisht të gjithë – arsimtarët, nxënësit, prindërit dhe organizatorët – për kontributin dhe përfaqësimin dinjitoz.
Si komunë, do të vazhdojmë të mbështesim arsimin dhe të krijojmë kushte sa më të mira për zhvillimin e brezave tanë të rinj”, ka përfunduar Abazi.















Comments are closed